Falënderimet dhe Lavdërimet i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar, ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin e Allahut, mbi familjën e tij, shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij

Dhe më pastaj:

Allahu i madhëruar, në librin e Tij, Fisnik, thotë: “O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, karburante (lëndë djegëse) të të cilit janë njerëzit dhe gurët, dhe të cilin e mbikëqyrin engjëjt e fuqishëm dhe të ashpër, të cilët nuk u kundërshtojnë urdhërave të Allahut dhe të cilët punojnë për atë që urdhërohen.” (Tahrim: 6 )

Allahu i madhëruar i ka urdhëruar robërit e Tij, që ta ruajnë veten dhe familjet e tyre nga zjarri i Xhehenemit, e kjo ruajtje realizohet përmes kultivimit të devotshmërisë dhe qëndrimit me të devotshmit.

Mbrotja dhe ruajtja nga dënimi i zjarrit realizohet me devotshmëri dhe qëndrueshmëri të fortë në fenë e Allahut. Muslimani duhet ta këshilloj familjën e tij për devotshmëri dhe për qëndrueshmëri stoike në fenë e Allahut.

Njashtu, muslimani duhet të bashkëveprojë me familjen e tij në punë të mbara, në urdhërimin për të mirë dhe ndalimi nga e keqja.

Kështu, pra duhet të jetë muslimani me të gjithë, familjët dhe me shoqërinë e tij.

Porse, për t’u realizuar këto gjëra, duhet të pajiset muslimanit me sinqeritet, drejtësi dhe me durim. Dhe, nëse veprohen këto gjëra, shpresojmë që ia ke arritur ta ruash veten, familjën dhe të tjerët nga zjarri dhe e ke quar në vendin e duhur, amanetin dhe porosinë e Allahut.

Transmetohet se Abdullah ibën Omeri, radijAll-llahu anhu, e ka ndëgjuar të Dërguarin e Allahut, Muhamedin, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, duke thënë: “Secili nga ju është bari për kopenë e tij. Udhëheqësi është bari dhe është përgjegjës për kopenë e tij. Burri është bari për familjen e tij dhe është përgjegjës për kopenë e tij. Gruaja është bareshë për shtëpinë e burrit të saj dhe ajo është përgjegjëse për kopenë e saj. Shërbyesi është bari për pasurinë e pronarit të tij dhe është përgjegjës për kopenë e tij, dhe mendoj se tha: Njeriu është bari për pasurinë e babait të tij dhe është përgjegjës për kopenë tij, dhe të gjithë janë barinjë dhe të jeni përgjegjës për kopetë e juaja .” (Buhariu, 2409; Muslimi, 1829 nga Abdullah Ibën Omeri)

Dhe, përgjegjësia më e madhe dhe kujdesi më i madhë që duhet të jetë për muslimanin, është ta ruajë familjen e tij nga zjarri, ta këshilloj për frikërespekt ndaj Allahut, t’i kryejnë urdhërat e Allahut, t’i largohen ndalesave të Allahut, dhe të vazhdojë me këtë metodologji të thirrjes, derisa ta takoj Allahun, xhele ue ala, ngase kjo thirrje ngërthen në veten e saj, mirësi dhe shpërblime të panumërta, në dunja dhe në ahiret.

Allahu e urdhëron muslimanin, ta këshillojë familjen e tij, në adhurimin e Allahut, largimin nga idhujtaria, respektimin e prindërve, si dhe punë të tjera të dobishme për të.

Allahu i madhëruar, thotë në librin e Tij, famëlartë: “Adhuronie Allahun, mos i bëni kurrnjë shoq Atij; bëni mirësi prindërve, të afërmëve, bonjakëve, të varfërve, fqinjëve të afërt dhe fqinjëve të largët, dhe atij që e ke pranë dhe udhëtarit (që ka mbetur ngushtë) dhe atyre që janë nën pushtetin tënd (skllavët). Se Allahu, me të vërtetë, nuk i do ata, të cilët krenohen dhe lavdërohen.” (Nisa: 36 ).

Pra, menjëherë pas njësimit të Allahut dhe largimit nga shirku, Allahu urdhëroi të sillemi mirë me prindërit tanë.

Allahu e urdhëroi muslimanin të sillet mirë me prindërit e tij, fëmijët, familjarët, fqinjit dhe të tjerët.

Muslimanët duhet të bashkëveprojnë në mirësi, ta ruajnë njëri tjetrin nga zjarri i xhehenemit, duke e këshilluar njëri tjetrin.

Ngase, kjo është cilësi e muslimanit të sinqertë dhe të vërtetë.

Në lidhje me këtë, Allahu i madhëruar, thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin: urdhërojnë që të bëhen vepra të mira, e pengojnë të këqiat, falin namazin, japin zeqatin, dhe i përulen Allahut dhe Pejgamberit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. Allahu u ka premtuar besimtarëve dhe besimtareve – kopshte të xhennetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, në të cilat do të banojnë përherë. Dhe (u ka premtuar) pallate të mrekullueshme në xhennetin e Edenit. E, kënaqësia prej Allahut është shpërblim më i madh. Kjo është lumturi e madhe.” (Teube: 71-72).

Kështu, pra muslimanët duhet të jenë në mes vete, qoftë me familjarët e tyre apo edhe me shoqërinë e tyre.

Të gjitha këto i vepron muslimani me këto qëllime apo synime:

1. Arritjen e kënaqësisë së Allahut.

2. Shpërblimin me xhenet nga Allahu, dhe

3. Ruajtjen e vetes, familjës dhe të tjerëve nga zjarri i Xhehenemit me ndihmën dhe mèshirën e Allahut.

Allahu i madhëruar, në librin e Tij, Fisnik, thotë; “Dhe urdhëroje familjen tënde që të bëjë namaz dhe në këtë bënu këmbëngulës! Na nuk kërkojmë furnizim prej teje. Na të furnizojmë ty, e përfundimi i mirë është për ata që ruhen nga mëkatet.” (Ta Ha: 132 ).

Kjo, është porosi për pejgamberin, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, dhe gjithë umetin e tij.

Allahu i madhëruar, e përmend pejgamberin e Tij, Ismailin sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, se ai ishte njeri i sinqertë, plotësonte premtimin që ia kishte dhënë Allahut, ishte pejgamberë lajmëtarë, urdhëronte familjen e tij për faljen e namazit, dhënien e zekatit dhe përmes këtyre veprave e arriti kënaqësinë e Allahut.

Allahu i madhëruar, thotë: “Dhe, përmende (o Muhammed!) në Libër (Kur’an), Ismailin! Me të vërtetë, ai plotësonte premtimin e dhënë dhe ka qenë pejgamber, lajmëtar. Dhe urdhëronte popullin e vet, që të bëjë namaz dhe të japë zeqatin dhe arriti kënaqësinë te Zoti i vet.” (Merjem : 54-55 ).

Familja, fëmijët dhe të afërmit e tu, janë njerëzit që më së shumti e ke obligim t’i bësh mirë, të sillesh mirë me ta, t’i largosh nga zjarri i xhehenemit, dhe kjo është bamirësia më e madhe që mund t’ua bësh atyre.

Po e veprove një gjë të tillë, e ke kryer prosinë dhe amanetin e Allahut, ku thotë;

“O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri.” (Tahrim: 6 ).

Dhe, kjo gjë që ua bënë ti atyre, është më me vlerë sesa t’u dhurosh atyre para apo t’ua plotësosh dëshirat e tyre që kanë të bëjnë me dunjan.

Është çështje madhore që të bëhesh sebeb, t’i largosh dhe mbrosh ata nga dënimi dhe hidhërimi i Allahut.

Por, për t’u arritur një gjë e tillë në mënyrën më të lehtë, duhesh që t’i të jesh shembull për ta, duke kryer vepra të mira, duke i kryer kohët e namazit me xhemat në xhami dhe në kohën e tyre. Duhesh të jesh shembull në ruajtjen e gjuhës nga përgojimi, bartja e fjalëve, në sjellje ndaj të afërmve dhe të tjerëve, në urdhërimin në të mirë dhe ndalimin nga e keqja, pra në çdo aspekt ti duhesh të jesh shembull dhe mostër për ta.

Allahu i madhëruar, i thërret besimtarët në emër të imanit, ngase imani është ai që e shtinë njeriun të kryej vepra të mira dhe të largohet nga veprat e këqija.

Kështu, pra Allahu i drejtohet atyre që kanë besuar: “O ju që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lëndë djegëse të të cilit janë njerëzit dhe gurët” (Tahrim: 6 ).

Duhet patjetër të garojmë në vepra të mira, ta këshillojmë njeri tjetrin, të japim mundin tonë drejtë thirrjes së Allahut, ngase kështu na porosit Allahu dhe i dërguari i Tij.

Allahu i Madhëruar, thotë: “Betohem në kohë, – me të vërtetë, njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe punojnë vepra të mira, dhe të cilët rekomandojnë njëri-tjetrit të vërtetën (fenë Islame), dhe të cilët i rekomandojnë njëri-tjetrit durimin, (në zbatimin e urdhërave të Allahut).” (El Asr: 1- 3 ).

“E, ata që përpiqen për të mirat Tona, Na, me siguri do t’i udhëzojmë në rrugën Tonë. Allahu, me të vërtetë, është me të mirët!” (Rrum: 69 ).

Pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, tha: “Feja është këshillim, feja është këshillim, feja është këshillim.” I thanë: “Për kë o i dërguar i Allahut?” Tha, pejgamberi, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem: “Për Allahun, librin e Tij, të dërguarin e Tij, udhëheqësitë e muslimanëve dhe për masën e gjerë.” (Muslimi: 55, nga hadithi i Temim ed Darij, radijAllahu anhu).

Allahu na bëftë të gjithëve prej thirrësve të dobishëm në rrugën e Tij. Allahu na bëftë prej atyre që thërrasin dhe e mbrojnë të vërtetën. Allahu na bëftë prej atyre që nxitojnë kryerjen e veprave të mira dhe ndalojnë nga kryerja e veprave të këqija.

Allahu na i pranoftë lutjet tona, ngase Ai, me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe është afër.

Salavatet dhe selamet qofshin mbi të dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij.

 

Burimi: Mexhmu’u el Fetaua Ue Mekalat el Muteneuia: 9/136-141. / Shejh Abdulaziz Ibën Bazi, RahimehUllah.