Pyetja:

 

Unë jam një i ri musliman, besoj Allahun, pejgamberët e Tij, librat e Tij, falënderimi i qoftë Allahut për këtë, mirëpo ndonjëherë pritoj dhe më kap përtacia ndaj namazit. Dëshiroj të më jepni një zgjidhje dhe metodë e cila do të më bën të mos jem përtac në kryerjen (faljen) e namazit, duke e ditur se une e dëshiroj këtë gjë, mirëpo kurthet e Shejtanit janë të forta…

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ.

Ai i cili me të vërtetë e ka besuar Allahun, pëjgamberët dhe librat e Tij dhe ka besuar se namazi është obligim dhe se është shtylla më rëndësishme pas shehadetit (dëshmisë), nuk është e mundshme që ta len namazin apo të jetë neglizhent ndaj tij, bile as që do ta gjen jetën, lumturinë apo qetësinë e tij, përpos nëpërmes kryerjes së këtij obligimi dhe kujdesit ndaj tij.

Sa më shumë të shtohet Imani i robit, aq më shumë shtohet edhe kujdesi i tij ndaj gjërave që ia ka obliguar Allahu, andaj mënyra më e lehtë për tu bërë prej atyre që kujdesen për namazin është kjo:

1Të kesh besim të plotë se namazi është obligim dhe se është shtylla më e rëndësishme e Islamit. Poashtu duhet ditur se lënësi i namazit është në rrezik të madh (kërcënim), është kafir [1] i dalur nga Islami, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve dhe kjo për shkak të argumenteve të forta që i posedojnë, siç është fjala e Pejgamberit ﷺ: “Me të vërtetë mes njeriut dhe shirkut dhe kufrit është lënia e namazit.” [2] Poashtu Pejgamberi ﷺ thotë: “Marrëveshja mes neve dhe atyre [3] është namazi, andaj ai që e lenë namazin ka bërë kufër [4].” [5]

2Dije se lënia apo vonimi i namazit derisa t’i del koha është prej mëkateve të mëdha, thotë Allahu: Por, pas atyre mbetën pasardhës të këqinj, të cilët e lanë namazin dhe u dhanë pas epsheve. Pastaj do të hudhen në Gajja.” (Merjem: 59)
Thotë Ibn Mesu’di në komentimin e këtij ajeti: “Gajja është luginë në Xhehennem…”

Allahu i Madhëruar thotë: “Mjerë për ata që falen dhe të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.” (Maun: 4-5)

3- Mundohu që namazet t’i falësh në xhami, me xhemat, duke e ditur se namazi me xhemat është obligim, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, edhe atë për shkak të argumenteve të shumta, siç është fjala e Pejgamberit (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Kush e ndëgjon thirrjen dhe nuk i përgjigjet saj, nuk ka namaz, përpos nëse ka arsye.“ [8] Transmetohet nga Ebu Hurejra i cili thotë: Një i verëbër erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: “O i Dërguar i Allahut! Unë nuk kam dikënd i cili do të ma tregon rrugën deri në xhami…” Lypi leje prej Pejgamberit ﷺ që t’a falte namazin në shtëpi dhe Pejgamberi i dha leje. Kur u largua ky njeri, e thirri Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “A e ndëgjon thirrjen (ezanin) për në namaz?” Tha: “Po.” Pejgamberi ﷺ tha: “Atëherë përgjigjjju (thirrjes)!” [9]

4Të shpresosh se kujdesi ndaj namazit tënd do të bën prej atyre që do të jenë nën hijen e Allahut në Ditën e Gjykimit, sepse prej tyre është edhe “…një i ri i cili e ka kaluar rininë e tij në adhurim ndaj Allahut…” poashtu prej tyre është edhe “… një njeri i cili e ka zemrën e lidhur për xhamitë.” [10]

5Të shpresosh shpërblimin e madh që i jepet atij që e fal namazin, në veçanti për atë që e fal me xhemat. Pejgamberi ka thënë ﷺ: “Namazi i njeriut me xhemat është më i vlefshëm se namazi i tij në shtëpi apo në treg, njëzet e pesë herë…” Nga Uthman ibn Affan thotë: E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Kush merr abdes për namaz dhe e përsos abdesin e tij, pastaj ec drejt namazit të obligueshëm, pastaj e fal këtë namaz me njerëzit, me xhematin në xhami, Allahu do t’ia fal mëkatet.” [11]

6Lexo rreth vlerës së namazit dhe rreth lënies dhe përtacisë ndaj tij. Me këtë rast të këshillojmë që t’a lexosh librin “Namazi, pse?!”, i autorit Muhammed Ismail Mukaddem, poashtu t’a ndëgjosh ligjeratën “Pse nuk falesh?” [12] të Muhammed Husejn Ja’kub, në to do të gjesh dobi të shumta për ty.

7Zgjidhe shoqërinë e mirë, e cila kujdeset për namazin dhe falet dhe largoju nga e kundërta e kësaj shoqërie, sepse shoku shokun e pason.

8Largoju gjynaheve në çdo aspekt të jetës tëndë dhe përmbaju dispozitave të Sheriatit në marrëdhëniet tua me të tjerët, në veçanti me gjininë femrore, sepse mëkatet janë gjëja që më së shumti i pakëson veprat e mira të robit dhe e forcojnë ndikimin e shejtanit mbi të.

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Ali Ashani

———————————

[1] Jomusliman. Sh.P.

[2] Muslimi (82).

[3] Jobesimtarëve. Sh.P.

[4] Ka dalur nga feja. Sh.P.

[5] Tirmidhiu (26120), Nesai (463) dhe Ibn Maxhe (1079), kurse Albani e ka cilësuar si autentik.

[6] Ibn Maxhe (793), Darekutni, Hakimi dh e ka cilësuar si autentik, poashtu edhe Albani e ka cilësuar si autentik në “Sahih Ibn Maxhe”.

[9] Muslimi (653).

[10] Buhariu (660) dhe Muslimi (1031).

[11] Muslimi (232).

[12] E përkthyer në gjuhën shqipe. Sh.P.