Pyetja:
Cili është gjykimi për atë njeri që kur këshillohet për diçka e cila kundërshton sheriatin shpejton të thotë: “Mos ji kaq i shtrënguar dhe fanatik, ji mesatar”. Shpresojmë sqarimin e kuptimit të mesatares.
***
Përgjigjja:
Ai që këshillohet për lënien e diçkaje të ndaluar në sheriat, apo për zbatimin e ndonjë detyre, pastaj thotë një fjalë të tillë nuk ka dyshim se është gabimtar. Përkundrazi është detyrë për të që kur dikush e këshillon ta falenderojë, dhe të shikojë në çështjen e tij, nëse ajo për të cilën u këshillua është e vërtetë, atëherë le t’i largohet haramit dhe le ta zbatojë vaxhibin (lexo: obligimin/detyrën).
Ndërsa për sa i përket fjalës së tij: “Ti je shumë i shtrënguar” duhet ditur se shtrëngimi, lehtësimi dhe mesatarja, të gjitha këto kthehen tek sheriati. Ajo që përputhet me sheriatin është mesatare (dhe drejtësi), dhe ajo që teprohet mbi të është shtrëngim, e ajo që pakësohet prej tij është mangësim (dobësi në fe). Prandaj peshore në këto gjëra është sheriati. Kuptimi i mesatares është përputhshmëria me sheriatin, ajo që përputhet me sheriatin është mesatare.
Shejh Ibn Uthejmin, “Fetaua ulemail beledil haraam” fq. 922
Përktheu: Udha e Besimtarëve