Pyetja:

Si të veprojë ai që e ka prishur Ramazanin me marrëdhënie intime?

***

Përgjigjja:

Ai që e prish agjërimin me marrëdhënie intime është njëlloj si ai që e prish agjërimin duke harë ose duke pirë.

Nëse është prishur agjërimi në cilëndo mënyrë qoftë, personi duhet të veprojë në këtë mënyrë:

1. Të pendohet tek Allahu për veprimin e bërë;
2. Ta kompenzojë ditën e mosagjëruar;
3. Të kryejë shpagimin (kefaretin).

Kefareti mund bëhet në tri mënyra:
a. Lirimi i një robit;
b. Nëse nuk ka mundësi ta bëjë këtë, atëherë duhet të agjërojë dy muaj rreshtazi pa ndërperje mes ditëve.
c. Dhe, nëse as këtë nuk ka mundësi ta bëjë, atëherë duhet t’i ushqejë 60 të varfër.

Shejh Salih el Feuzan

Përktheu: Suad B. Shabani