Kundërshtimi i dispozitave të sheriatit (ligjit të Zotit)
PYETJA:
PËRGJIGJJA:
Falënderimi i takon Allahut xh.sh., Sunduesit të Lartësuar, kurse paqja dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të Dërguarin e Tij.
Dispozitat me të cilat Allahu (subhanehu ve te’ala) i ka obliguar robërit e Tij dhe të cilat i ka sqaruar në Kuran apo nëpërmjet të Dërguarit të Tij (sal-lallahu alejhi ve sel-lem), siç janë: e drejta e trashëgimisë, pesë kohët e namazit, zeqati, agjërimi, haxhi… nuk ia lejojnë askujt që t’i kundërshtojë dhe askush nuk ka të drejtë që t’i ndërrojë. I tërë umeti islam është në ujdi për këtë, sepse ky ligj është i vendosur gjatë kohës së të Dërguarit (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) dhe vlen deri në Ditën e Kiametit.
Njëra prej këtyre dispozitave është epërsia e mashkullit mbi gruan, ashtu siç e sqaron Allahu në Kuran. Ky është konsensusi i të gjithë muslimanëve. Obligim është që të gjykojmë në bazë të kësaj dhe besimi në këtë është pjesë e imanit. Kush është i bindur se është e kundërta apo kush e lejon kryerjen e një veprimi të kundërt me këtë, ai do të konsiderohet mosbesimtar, sepse me këtë ai e kundërshton Allahun (subhanehu ve te’ala), të Dërguarin e Tij (sal-lallahu alejhi ve sel-lem) dhe konsensusin e të gjithë muslimanëve.
E lusim Allahun xh.sh. që t’i ruaj të gjithë muslimanët prej sprovave që çojnë në humbje dhe në kundërshtim të Sheriatit të pastër.
Shejh ibën Bazi




