Pyetja:

Si t’i kompensoj ato namaze që më kanë ikur nga harresa e disa nuk i kam falur me qëllim?

***

Përgjigjja:

Nëse namazet e lëna pa falur të kanë ikur si shkak i harresës apo gjumit, atëherë duhet t’i kompenzosh namazet e ikura, të rënditura apo me rradhë njëra pas tjetrës, deri t’i kompenzosh të gjitha namazet e ikura. I Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë:
Kush ka harruar ta falë namazin apo e ka nxënë gjumi, kompenzimi i tij është të falë namazin kur i kujtohet.” [1]
Nëse nuk i ke falur namazet qëllimisht dhe numri i tyre është i madh, atëherë kompenzimit i tyre ty të sjellë shumë vështirësi.
Në këtë rast, mendoj se ti duhet vetëm të pendohesh tek Allahu dhe t’i kthehesh namazit, ta ruash namazin si dhe të mos i lësh pa i falur namazet në vijim.

Shejh Salih  el Feuzan

Përktheu: Suad B. Shabani

—————–

[1] Muslimi