Pyetja:

Si t’i mbajmë sytë kur lutemi?

***

Përgjigjja:

Njeriu kur bën dua dhe lutje i drejtohet Allahut të Madhëruar, për këtë arsye dhe duaja është lart, nga qielli. Zoti është mbi Arsh dhe njeriu kur bën dua dhe lutje drejtohet me shpirtin e tij, me zemrën e tij, me gjithçkanë e tij, drejtohet dhe i ngre duart nga Allahu.

Allahu i Madhëruar ka thënë: “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.Bekare: 186

Pejgamberi [ﷺ] ka thënë: “Allahu është i Turpshëm, Allahu është Bujar, Allahut i vjen turp që robi t’i ngrejë duart nga Ai e t’ia kthejë duart bosh.” [1]
Ai që lutet ka hall, ka nevojë, ka një siklet, Zoti është më Bujari i bujarëve, në Dorën e Tij është gjithçka e Allahu (xhele xhelaluhu) ia ka caktuar Vetes së Tij, që kush ia ngren duart mos t’ia kthejë duart bosh, përveçse kur do ta sprovojë robin e Tij, përveçse; përveçse; përveçse; përveçse; ka arsye dhe ka urtësi që Zoti ndonjëherë nuk i përgjigjet njeriut, se ndoshta nuk është koha, ndoshta është në dëm të njeriut po t’i përgjigjët në atë moment. Ndoshta njeriu ka nevojë për edukim, edukim, edukim, me nënshtrim dhe përulje dhe ne nuk i dimë urtësitë e Zotit dhe sekretet e Tij kur Ai nuk na përgjigjet. Ndoshta Allahu e bën sebep mos përgjigjen që njeriut t’i largohen fatkeqësi dhe sprova në jetë, e ndoshta Allahu me mospërgjigje i ngren njeriut gradat, ndoshta bëhet mospërgjigjja shkak që njeriut t’i falen gjynahet.

Allahu e di më së miri.

Dr. Imam Ahmed Kalaja

—————————–

[1] Tirmidhiu