Pyetja:
Sipas haditheve profetike kush konsiderohen njerëzit më të mirë?
***
Përgjigjja:
Profeti Muhammed ﷺ ishte pa dyshim shembullli më perfekt i njeriut të moralshëm, e më të vlefshëm në shoqëri. Mirëpo si do të ishte profili i një njeriu të moralshëm për të Dërguarin ﷺ? Hadithet e mëposhtëme na udhëzojnë se si të jemi të tillë:
- “Më të mirët e umetit tim janë ata që kur shihen, përmendet Allahu! Ndërsa, më të këqijtë e ymetit tim janë ata që mbartin fjalë, ata që ndajnë në mesin e të dashurve, dëshiruesit e së keqes për të pafajshmit!”
- “Më të mirët e umetit tim janë ata që thërrasin drejt Allahut dhe i bëjnë robtë e Tij të dashur për Të!”
- “Më të mirët nga bijtë e Ademit janë pesë: Nuhu, Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhammedi. Dhe, më i miri i tyre është Muhammedi!”
- “Më të mirët ndër ju janë ata që e mësojnë Kuranin dhe ia mësojnë atë të tjerëve!”
- “Më të mirët ndër ju janë më të edukuarit ndër ju!”
- “Më të mirët ndër ju para Islamit (në xhahilije) janë më të mirët ndër ju edhe në Islam, nëse e kuptojnë fenë!”
- “Më të mirët ndër ju janë ata që më së miri e shlyejnë borxhin!”
- “Më të mirët ndër ju janë më të mirët me familjen e tyre!”
- “Më të mirët ndër ju janë më të mirët me gratë e tyre.”
- “Më të mirët ndër ju janë jetëgjatët vepërmirë!”
Përkthim