NAMAZI PARA XHUMASË DHE PAS XHUMASË
Ebu Hurejra, radijallahu anhu, përcjell se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush lahet ditën e Xhumasë, pastaj shkon në xhami e falet aq sa mundet, pastaj dëgjon derisa ta kryejë imami hutben – i falen mëkatet mes kësaj xhumaje dhe xhumasë tjetër, plus tri ditë më tepër.”(Muslimi)
Ai që vjen para xhumaje le të falë aq sa do pa numër të caktuar. Le të falet deri sa të dalë imami, kurse ajo që sot quhet Sunetet para xhumasë nuk ka baza në sheriat për një gjë të tillë, sepse dihet që Resulullahu, sa- lallahu alejhi ue selem, e fillonte hutben pasi e mbaronte Bilali, radijalla- hu anhu, ezanin e askush prej sahabeve nuk u ngrit që t’i falë dy rekate. Gjithashtu është e ditur se ditën e xhumasë nuk ka pasur më shumë se një ezan, e a thua vallë, kur e kanë falur këtë sunet.
Për sa i përket të falurit pas xhumasë mund t’i falësh 4 ose 2 rekate. Na përcillet nga Ebu Hurejra, radijallahu anhu, se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ai që fal xhumanë prej jush, le t’i falë edhe 4 rekatë pas saj. “(Muslimi)
Ibën Omeri, radijallahu anhu, përcjell se Resulullahu, salallahu alejhi ue selem, nuk falte asgjë pas xhumaje derisa dilte prej xhamie e i falte në shtëpinë e tij 2 rekate.
Burimi: ” Përmbledhja e Fikhut” / Autor: Abdul Adhim Bedevi