Pyetja:

Djalin katërmbëdhjetë vjeçar të paralizuar nuk e kemi bërë ende synet sepse kemi frikë nga infektimi. Çka na këshilloni?

***

Përgjigjja:

Synetimi i djalit konsiderohet njëri prej obligimeve që kanë prindërit ndaj djemve të tyre, i cili duhet të kryhet para se fëmijët të arrijnë moshën madhore. Pra, synetimi preferohet të kryhet në moshë sa më të re të djemve. Synetimi ndikon fuqishëm në mbajtjen e pastërtisë personale dhe në të ka dobi të shumta shëndetësore, prandaj nuk ka asnjë arsye që të keni frikë nga infektimi i djalit të paralizuar, ngase mjekësia bashkëkohore ka arritur aq shumë saqë është në gjendje të bëjë ndërhyrje kirurgjike tepër të komplikuara. Synetimi për mjekësinë e sotme është një punë tepër e thjeshtë, që nuk ka vend për frikë dhe as për brengosje. Andaj ju këshillojmë që në konsultim me mjekun ta bëni synetimin e djalit sa më shpejt, ngase prej synetimit ka shumë dobi shëndetësore.

Allahu e di më së miri.

Dr. Shefqet Krasniqi