Muslim man praying on an empty dock

Të harrosh Teshehudin e parë!

* Pyetja:
Çfarë thotë i nderuari shejh për një njeri që e ka harruar Teshehudin e parë në namazin e akshamit dhe nuk ia kanë përkujtuar ata që janë falur pas tij, madje ai mendon se ka qëndruar në Teshehudin e parë, pastaj ka japur selam dhe askush nuk ia ka përkujtuar, si dhe nuk ka bërë seh’vi sexhde. Pasi njerëzit janë shpërndarë e ka pyetur muezinin se a ka qëndruar në Teshehudin e parë? Dhe muezini ka thënë: “Jo, nuk ke qëndruar në Teshehud”, si duhet vepruar në këtë rast?!

* Përgjigja:
Në qoftë se njeriu i cili e ka lënë Teshehudin e parë nga harresa, pastaj i është kujtuar, nëse nuk ka kaluar shumë kohë, atëherë bën seh’vi sexhde dhe nuk ka gjë të keqe, e nëse ka kaluar shumë kohë, ndaj tij nuk është obligim seh’vi sexhdja dhe namazi i tij është i saktë!

~ Shejh Ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!

| Lika eshShehrij 38 |