Pyetje: Shumë të sëmurë nuk kanë kujdes në faljen e namazit dhe thonë: “Kur të shërohem do t’i fal kaza të gjitha namazet e mbetura”. Të tjerë thonë: “Si do të fal namaz, kur unë nuk kam mundësi as të jem i pastër e as të heq papastërtitë!”. Si do t’i orientonit këta njerëz?

Përgjigje: Derisa mendja është e paprekur, sëmundja nuk përbën pengesë për kryerjen e namazit duke nxjerrë si justifikim pamundësinë për të qenë i pastër, kur dihet se i sëmuri është i detyruar t’i falë namazet sipas fuqisë. Prandaj le të pastrohet me ujë, nëse ka mundësi të përdorë ujin, në të kundërtën, le të marrë tejem’mum dhe të falë namazin. Gjithashtu i sëmuri ka detyrë të lajë ndyrësirat (nexhasestet) nga trupi e nga rrobat e tij në kohën që do të falë namazin, ose le të ndërrojë rrobat e ndotura dhe të veshë rroba të pastra. Nëse në kohën që do të falë namaz nuk ka fuqi as të ndërrojë rrobat e ndotura, as të veshë rroba të pastra dhe as të lajë trupin nga papastërtitë, le të falë namazin sipas gjendjes në të cilën është, ashtu siç thotë Allahu (xh.sh):

(Sure Et’tgabun, ajeti 19).

I Dërguari i Allahut (alejhi selatu ue selam), në lidhje me këtë çështje ka thënë:”Kur unë urdhëroj për një punë, zbatojeni atë sa të kini mundësi” (Hadithin e transmetojnë në gradën Sahih Buhariu e Muslimi në dy “Sahihët” e tyre). Gjithashtu i Dërguari i Allahut i ka thënë Imran Bin Husajnit pastë kënaqësinë e Allahut – kur ai u ankua tek Profeti (a.s) për sëmundjen që kishte: “Namazin fale në këmbë; nëse nuk falesh dot në këmbë, falu ndenjur dhe, nëse nuk falesh dot as ndenjur, atëherë falu shtrirë në brinjë!” (Hadithin e transmetojnë Buhariu në “Sahihun” e tij dhe Nesaiu me transmetues të gradës Sahih), por Nesaiu shton:,” …. dhe nëse nuk falesh dot as në brinjë, atëherë fale namazin i shtrirë në shpinë».

Shejh Bin Bazi