Tekbiri i Bajramit
Tekbiri – thënia: Allahu ekber (Allahu është më i madhi), është nga veprat më të mira në fundin e Ramazanit, natën e Bajramit.
Ibn Abasi (radijallahu anhuma) thotë: “Është detyrë për të gjithë muslimanët kur shohin hënën e muajit Sheval, ta madhërojnë Allahun duke marrë tekbire (Allahu ekber) derisa ta kryejnë Bajramin”.
Është e pëlqyer të thuhet Tekbiri kur plotësohet Ramazani me perëndimin e diellit natën e Fitër Bajramit, derisa të falet namazi i Bajramit. Allahu i Lartësuar thotë: “Që të plotësoni numrin (e ditëve të Ramazanit), e të madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi”.
Nuk është vërtetuar nga i Dërguari (sal-lallahu alejhi ue selem) ndonjë formë e caktuar e tekbireve në Bajram, mirëpo kjo është vërtetuar nga shokët e tij, ndërkaq s’ka gjë nëse thuhet tekbiri në çfarë do forme.
Forma më e saktë e tekbirit në Bajram, është ajo që shënon Abdurrezaku, nga Selman el Farisiu (radijallahu anhu), ku tha: “Bëni tekbir… “Allahu ekber, Allahu ekber, Allahu ekber, kebira”.
Shejh Abdulaziz et Tarifi