Pyetja:

Nëse teuekul (mbështetja në Allahun) nuk do të thotë të kërcesh në një pishinë ndërsa nuk di të notosh e as ta rrezikoni vetveten nëpërmjet një lëvizje fizike pa trajnim paraprak, e as të lësh çel sirtarin duke rrezikuar t’i humbësh gjërat, atëherë çka do të thotë tevekul?

***

Përgjigjja:

Tevekul do të thotë që personi duhet të mbështetet vetëm në Allahun e Lartësuar. Kjo është një akt i obligueshëm dhe një nga parimet e Imanit (besimit). Allahu i Lartësuar thotë: “dhe mbështetuni në Allahun, nëse përnjëmend jeni besimtarë.” (Ma’ide: 23)

Tevekul është një nga mjetet morale që të ndihmon t’i arrish qëllimet. Mirëpo, muslimani
duhet ta kombinojë këtë me mjetet tjera, qofshin ato akte adhurimi, si dua, namaz, sadaka e mbajtje lidhjesh familjare, qofshin të tjera mjete materiale, për të cilat Allahu ka paracaktuar që ndikimi i tyre ta pasojë nga shkaqet e tyre, si në shembujt e përmendur
nga pyetësi këtu.
Ne duhet të kemi tevekul për të pasuar rrugën e të Dërguarit të Allahut ﷺ në këtë aspekt, mbasi ai ishte personi që kishte më së shumti teuekul. Ai, krahas teuekulit, i kishte parasysh edhe mjetet tjera materiale. Kështu, kushdo që injoron mjetet materiale duke menduar se është e mjaftueshme të ketë tevekul, ai kundërshton mënyrën e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Ky lloj i teuekulit s’është i lejueshëm. Bile, kjo është moskujdes e jo tevekul i ligjësuar sheriatikisht.

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Përktheu: Udha e Besimtarëve