Pyetja:

Kam lexuar në Kuran e kudo thuhet se Allahu udhëzon atë që do. Nëse Ai vendos fatin e të gjithëve çfarë ngelet për njerëzit të bëjnë, dmth., a e luftoj unë fatin tim psh.., që të bëhem besimtare më e mirë? Mua a më mbetet që të kem dorë në punët e mia dhe në udhëzimin kah e drejta apo të pres që të më udhëzojë Allahu. Çfarë përgjigje më kishe dhënë ti me ja kthy asaj motre?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin ﷺ..

Pyetja juaj futet në radhët e çështjeve të kaderit dhe konsiderohet prej më të vështirave dhe të rëndësishmëve në Islam. Ajo duhet trajtuar shumë me kujdes dhe shpesh njerëzit nga injoranca e tyre ndodhë që të gabojnë në përceptimin e saj pse jo edhe të mbeten në hamendje. Rol të madh, si pozitiv ashtu edhe negativ, luajnë edhe njerëzit (hoxhallarët) që ju drejtohen pyetje të tilla.

Për të mos e zgjatur dhe shtjelluar tërë çështjen e kaderit në këtë pyetje unë do të përgjigjem vetëm aq sa keni pyetur ju duke e ndarë shpjegimin në disa pika që të jetë më i lehtë për t’u përceptuar.

1. Askush nuk e di se si është fati i tij dhe çfarë do të ndodhë me të në të ardhmën prandaj Profeti, ﷺ, thotë: “Punoni sepse çdo kujt do t’i lehtësohet të punojë atë për të cilën është krijuar“. Pra ti nuk e di se çfarë është caktuar për ty andaj duhet t’ia prish vetes kah e mira dhe e mbara sepse kjo është obligim për njeriun. Rizkun të gjithë e dimë se është i caktuar porse a thotë ndokush nga hoxhallarët se nuk duhet të punosh për ta arritur atë? Gjithashtu nëse dikush nuk punon por arsyetohet se jam duke e pritur të gatshëm rrizkun tim ne e kritikojmë dhe themi se rrizku nuk vjen nën jastëk. Kështu edhe udhëzimi dhe xheneti nuk vijnë duke fjetur por duke punuar.

2. Ti nuk e ke obligim e as nuk do të mund ta dish si je i shkruar tek Allahu, njeri i mrë apo i keq andaj pse të ndalesh dhe të presësh kot?! Kurse nga ana tjetër ti je i obliguar t’i kryesh obligimet e Zotit pa të interesuar se ku je i shkruar për xhenet apo xhehenem, sepse dituria e tillë ështe tek Zoti ndërsa tek ti mbetet të punosh atë që je obliguar. Andaj pse nuk e shikon punën tënde por merresh me punët e Zotit, e jotja është të punosh kurse e Atij është ta ketë në dijen e Tij për ty çfarë njeriu je, xhenetli apo jo.

3. Allahu çdo gjë e ka shkruar por nuk i ka detyruar njerëzit me punë të tilla pra Ai me dijen e Tij e ka shkruar dhe e di se ti çka do të punosh kur të të krijojë porse ky shkrim i Tij nuk është punë detyrimi mirëpo informimi, kështu ti duhet të punosh sa më mirë që të mundesh nga punët Islame.

Pra Allahu nuk e detyron askënd me punë porse Ai vetëm e di se ti çka do të bësh në të ardhmen dhe atë çka ti e bën nuk e bën ndryshe veçse me vullnetin dhe lejen e Zotit e jo me detyrimin e Tij. Sepse po të ishte detyrim nga Zoti atëherë mëkatarët do te arsyetoheshin në Ditën e Gjykimit pse po na dënon kur Ti o Zot vet na ke detyruar me këto punë të këqija. prandaj e vërteta është se cdo punë ndodhë me vullnetin e vet njeriut (janë për qëllim punët në të cilat njeriu ka mundësi të zgjedhë si psh, islam apo kufër, mëkat apo sevap. e nuk janë për qëllim ato që nuk ke vullnet në to (si p.sh., kur ke lindur nuk të ka pyetur Zoti a do të të krijoj mashkull apo femër; shqiptar apo turk etj.) kurse Zoti vetëm e lejon dhe e di se çka po bën robi i Tij pa e detyruar porse gjithsesi me dijen, lejen dhe vullnetin paraprak të Allahut (por jo me detyrimin-prapë e përsërita këtë pikë që të mos harrohet sepse është kyq në këtë çështje).

Këto tri pika janë kyqe dhe kryesore në këtë pyetje tënden. Vërtetë është pak e vështirë për t’i kuptuar me të parën porse lexoji disa herë me vëmendje dhe do t’i kuptosh.

Allahu e di më së miri!

Lulzim Susuri