Pyetja:
1. Nëse je udhëtar a lejohet ta falim drekën së bashku me ikindinë në kohën e drekës psh., në ora 12:00, ose akshamin dhe jacinë në kohën e akshamit?
2. Nëse prej vendit X ke shkuar në vendin Y dhe ke ndejtur dy ditë dhe largësia prej vendit X-Y e kalon 100 km dmth., je udhëtar, tani pas dy ditë ke vendosur të kthehesh në vendin tënd në shtëpinë tënde dmth., në vendin X, nisja prej vendit që ke qenë udhëtar ka qenë ora 12 edhe dreka falet në ora 12, mirëpo drekën nuk e ke falur atje dhe je nisur pa e falur kur ke ardhur në vendin e banimit ka kaluar dreka dhe ka hyrë koha e ikindisë dhe tani i ke falur dy namazet së bashku drekë dhe ikindi, pyetja ime është kjo a llogaritesh mëkatar apo lejohet pasi ke qenë udhëtar me e fal edhe në shtëpinë tënde?
***
Përgjigjja:
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Padyshim që lejohet, ashtu siç lejohet dhe bashkimi në kohën e dytë.
Sipas një mendimi të dijetarëve nuk është kusht kilometrazha e caktuar për t’u quajtur ose jo udhëtar.
Duhet ta falësh pa mbërritur e nëse është në mundësinë e njeriut ta falë pa i dalë koha duhet ta bëjë këtë ose përndryshe quhet gjynahqar, ose ta falë atje ku ishte, ose rrugës dhe duhet ta falë 4 rekate, nëse e fal në vendin e tij. Allahu e di më së miri.
Imam dr. Ahmed Kalaja