Pyetja:

A janë pozicionet e namazit të ndryshme për gratë nga burrat? Apo ka ndonjë ndryshim në qëndrimet e sexhdes për burrin dhe gruan?

***

Përgjigjja:

Nuk ka asnjë ndryshim, e asnjë dallim. Profeti ﷺ tha: “Faluni ashtu siç më keni parë mua duke u falur”.

Ky udhëzim nuk është vetëm për burrat, por për të dyja palët burrat dhe gratë. Mënyra se si disa gra falen duke vendosur të gjithë krahun në tokë ndërsa bëjnë sexhde është e ndaluar dhe krejtësisht e gabuar pasi Profeti ﷺ e ndaloi këtë dhe tha që nuk duhet të bëni sexhde ngjashëm siç ulet një qen.

Shejh Asim El Hakim