Pyetja:

Para 3 vitesh e gjysëm jam lidhur me një djalë musliman me qëllim martese. Por fejesa jonë s’mund të realizohej për shkak të moshës sonë të re. Ai ishte vetëm 18 vjeq e unë 16. Por besimi ne Allahun Një të Vetëm dhe të pa shok u betuam në Kuran që asgjë mos të na ndajë. Më donte dhe më do jashtëzakonisht shumë. Po ashtu edhe unë. Per këtë lidhje njoftova djalin e axhës që ishte në një moshë të madhe dhe iu duk e pabesueshme se sa shumë duheshim. E kemi ndërtuar një lidhje shume të bukur. Në radhë të parë jemi si motër e vëlla. Si shokë që i tregojmë njëri-tjetrit çdo gjë. Dhe më pas si bashkëshorte në rrugë të Allahut. Futëm shkuesin (lexo: msitin) që të fliste me babain tim, por babai im është shumë natyrë e rëndë, duhet kujdes të flitet me të. Hyri shkuesi (lexo: msitin) butë e butë, por babai filloi të trillonte për mua. Më pyeti a e doja, heshta ashtu siç thotë Allahu, sepse kisha shumë turp. Sidomos duke e ditur natyrën e tij të egër, por më pas i thash më pëlqen që të fejohem me të. Ai u tërbua krejtësisht. Më kërcënoi për vdekje me armën e tij që e mbante të fshehur, madje zgjohej dhe në mes të natës më kercenonte. U kthye si një tragjedi në familjen tonë, sepse ai gjithmonë kur pinte alkool thoshte do ju vras, por familja e djalit që dua na mbronte shumë dhe na ndihmonte dhe na qetësonte pasi ne si të rinj vendosëm t’i jepnim fund jetës para se të na vriste babai im. Më pas e ëma e djalit tha: “mos u bëni kriminel të vetvetes tuaj por n.q.s ai me të vërtetë do t’ju vrase le tju vrasë në sytë tonë.” Vendosëm ta shtynim këtë fejesë edhe 2 vjet. Babai vuri dorën në Kuran që do ta bëjë këtë fejesë, por s’e bëri, pasi mendoi se më kërcënime do na ndante. S’më la as të filloja shkollën, por djali që dua me ndihmoi shumë që ta fitoja shkollën dhe m’i binte përgjigjet e provimeve më anë të celularit, por vendosa të ikja nga Shqipëria të emigroja dhe të filloja shkollën në Angli pranë vëllezërve të mijë. Ata më ndihmuan shumë dhe vendosëm që kur të hyjë në shkollë do bëja dokumentat dhe do e merrja edhe atë. Por hyra në shkollë dhe kur u ktheva pas 6 muajsh në Shqipëri nuk m’i bën dokumentat. Tani falënderoj Allahun që jam këtu sepse kemi vuajtur shumë edhe 6 muaj larg ishim më së të mjaftueshëm për të na shkatërruar shpirtërisht dhe fizikisht. Atje kurër s’u ndala duke e falur namazin. Flisnim nga 4 orë në ditë me njëri-tjetrin edhe pse shpenzuam shumë, por dashuria jonë kurrë su shua. Tashmë mami i ka thënë vëllait të madh që të vij në verën tjetër dhe ta bëjmë kete fejesë pasi inshallah i mbushet mendja babait, sepse ai do një jetë ku të kem shumë para dhe familje me pozitë, por ata janë njerëz të thjeshtë dhe të urtë. Ai i njeh shumë mirë. Ata s’dinë të bërtasin dhe babai im thotë jane njerëz kotë. Prapë se prapë edhe pse ka bërë këto poshtërsi jo vetëm me mua por sidomos mamit tim une e kam falur dhe e dua shumë. I lutem Allahut ta udhëzojë. S’ja hapi temën e fejesës edhe pse ai shumë herë shan, unë nuk flas, por po pres deri në verë. Fundi del me hajr inshallah. I gjithë fisi im e dijnë rastin. Pres këshillë nga ju.

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e fundit të Allahut, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Motër e nderuar, lus Allahut t’jua lehtësojë! Me të vërtetë që paskeni kaluar një sprovë të rëndë. Allahu kur e do robin e tij e sprovon, ndaj mundohu ta mbyllësh këtë muhabet me hajër dhe mirë fetarisht duke e bërë nikahun te hoxha ose ndonjë nxënës dije, nëse ka në vendin ku jeni ju. Për çdo gjë mund të konsultoheni me mua ose me ndonjë tjetër nxënës dije ku të jeni ju dhe mos harro lutje Allahut sa më shumë. Kur them lutje, kam për qëllim me sinqeritet me lot dhe duke e ndjerë dhe gjatë, të paktën mbi 1 orë lutje dhe ti do të shohësh se çdo të bëjë Zoti i Arshit. Allahu e di më së miri.

Imam dr. Ahmed Kalaja