Pyetja:

Ka banka që u ofrojnë klientëve të tyre kartë të quajtur “Visa”. Kjo kartë u lejon
kijentëve të tërheqin para nga banka edhe nëse s’kanë fonde të mjaftueshme në llogarinë
e tyre në atë kohë. Pas një periudhe të caktuar kohore, nga klienti kërkohet të paguajë
shumën që ka marrë, dhe nëse ai nuk e bën këtë para se të kalojë afati, banka pastaj do ta
ngarkojë atë me një tarifë shtesë veç shumës që fillimisht është tërhequr. Kjo është veç
pagesës së tarifës fikse vjetore që klienti ia paguan bankës për përdorimin e kësaj karte.
Kërkoj nga ju që të shpjegoni vendimin për sa i përket përdorimit të kësaj karte, dhe a ka
ndonjë kusht të veçantë që duhet të ekzistojë nëse përdorimi i kësaj karte s’është i
lejueshëm?

***

Përgjigjja:

Ky transaksion s’është i lejueshëm, ngaqë kjo konsiston në pajtimin për të paguar kamatë nëse paratë nuk kthehen brenda afatit të caktuar, dhe kjo marrëveshje [pajtim] s’është e lejueshme. Edhe nëse personi mendon se me siguri do të mund t’i kthejë paratë para skadimit të afatit, është e mundshme që rrethanat të ndryshojnë duke bërë që ai të mos jetë në gjendje t’i kthejë paratë brenda afatit të caktuar kohor. Dhe meqë kjo është çështje e së ardhmes, personi nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, kështu që ky transaksion në këtë rast s’është i lejueshëm.

Shejh Uthejmini, “Silsilah Kitab ed-Da’ueh” 12, el-Fetaua, vëll. 3, faqe 120-121