Pyetja:
Vështirësia nëpër të cilën kalon është sprovë apo dënim?
***
Përgjigjja:
Allahu e ka krijuar jetën dhe vdekjen për të na provuar se kush do të bëj vepra të mira. Pra, këtu jemi në test. Kur nxënësit në shkollë bëjnë test dhe nëse e bëjnë atë që nga ato kërkohet – testi për ta do të jetë vetëm një rrugë drejtë suksesit. Nxënësit dembel vetë testin e përjetojnë si dënim. Kështu edhe në jetë, nga reagimi ndaj pengesës varet a është provë apo dënim. Nëse zemërohesh dhe kjo sprovë të largon nga Zoti dhe nuk kërkon përgjegjësi nga vetja – pengesa apo vështirësia që të ndodh është dënim. Nëse në sprovë e kthen gishtin kah vetja dhe gjen përgjegjësinë tënde, dhe afrohesh te Allahu me adhurime, atëherë pengesa apo vështirësia është sprovë me të cilën Allahu të pastron, të fal mëkatet dhe të përgatit për diçka më të mirë.
“O besimtarë, kujdesuni për veten!” (Kuran)
Amar Basiq