Pyetje: Cila është vlera e leximit të dy ajeteve të fundit të sures el- Bekare?

Përgjigje:  Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush lexon dy ajetet e fundit të sures Bekare në mbrëmje,do t’i mjaftojnë”. Buhariu, 22., në kuptimin sikur të ishte falur gjithë natën. I mjaftojnë nga çdo e keqe që mund t’i ndodh në atë natë. Leximi i këtyre ajeteve mund të bëhet në namaz nate, pra mund t’i falësh dy rekate dhe t’i lexosh apo thjeshtë t’i lexosh para gjumi.

Hoxhë Ahmed Kalaja