Pyetja:

Një person bleu një truall me nijet që një pjesë të tij ta shfrytëzojë për ndërtimin e një vendbanimi për vete dhe për të dhënë me qira pjesën tjetër apo për ta shitur për një çmim më të lartë se ai që e ka blerë dhe të blejë një truall tjetër. A duhet ai të paguajë zekat për këtë truall?

***

Përgjigjja:

Nuk ka zekat për tokën në të cilën ai mendon të banojë, por duhet të jepet zekati për tokën që mendohet të shitet, kur të kalojë një vit hënor dhe ajo ende të jetë në shitje, meqë, në këtë rast, ajo konsiderohet mall (artikull). Vlera e tokës së këtillë llogaritet sipas çmimit që ka toka në kohën e plotësimit të një viti hënor, dhe 2.5% të vlerës së tokës në atë kohë duhet të paguhet si zekat.

Mirëpo, nëse pronari ka për qëllim vetëm ta jap me qera apo nuk është i sigurt lidhur me dhënien me qera ose shitjen e saj, atëherë nuk e ka obligim zekatin për të, për sa kohë që pronari heziton dhe nuk vendos ta shesë. Nëse mendon ta japë me qera, atëherë zekati është obligim në vetë mallin (jo në qeranë), nëse mbërrin nisabin (sasinë që e detyron zekatin) dhe kalon një vit i plotë hënor nga koha e marrëveshjes së kontratës për qera.

Komisioni i Përhershëm për Hulumtim dhe Fetva

Kryetar: Abdul-Aziz Al-Shejh
Anëtar: Salih el-Feuzan
Anëtar: Bekr ebu Zejd