Pyetje: “Një person gjeti një tufë çelësash e cila përbëhej mes tjerash nga një zemër që simbolizon dashurinë. Në të shkruan “Unë”, “zemër” “të Dërguarin”, dmth “Unë e dua të Dërguarin salAllahu alejhi ue selem”. Në anën e pasme shkruan “O i dashuri im, O i Dërguari i Allahut!”. Një tjetër bizhuteri ishte rreth dhe duhet të varet në qafë. E njëjta gjë shkruante në të. Po kështu, disa gra kanë filluar të vishen me rroba që kanë të njëjtën shkrim sipër gjirit të majtë.”
Përgjigje: “Një praktikë e tillë dhe shkrime mbi rroba, bizhuteri dhe të ngjashme nuk ishte e njohur në mesin e Selefëve i cili është brezi më i mirë dhe i cili e nderonte dhe e donte të Dërguarin salAllahu alejhi ue selem më shumë se sa brezat e mëvonshëm. Gjithashtu, kjo është një përngjasim me mëkatarët që përdorin simbole të ngjashme për të treguar dashurinë e tyre të ndaluar dhe lidhjen e dashuris për të tjerët. Ata hyjnë me gjithë zemër në të pa u shqetësuar se çfarë thotë dispozita e pastër ka për të thënë. Përveç kësaj, është e kuptueshme nga simboli se dashuri ndaj të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem është sikurse dashuria ndaj të gjithë krijesave të tjera. Kjo është një gabim i madh. Dashuria për të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem është detyrim i ligjësuar. Besimi nuk mund të kompletohet pa të. Dashuria ndaj krijesave të tjera mund të jetë ose e ligjësuar ose e ndaluar. Përgjatë kësaj, nuk është e lejuar për të blerë, shitur ose përdorur simbole të ngjashme.
“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”
- Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (Allahu e mëshiroftë!)
- Abdullah el-Gudejjan (Allahu e mëshiroftë!)
- Salih el-Feuzan (Allahu e mëshiroftë!)
- Bakr Ebu Zejd (Allahu e mëshiroftë!)