Pyetje: “A më lejohet të martohem në kishë pasi të jam martuar sipas rregullave islame? Unë do të martohet me një grua të krishtere të cilën e njohe para se ta pranoj islamin.”

Përgjigje: “Është e lejuar martesa me një grua të krishtere, ngase ajo është pasuese e një libëri qiellor. Allahu ia ka lejuar këtë meshkujve myslimanë. Allahu ‘Azze ue Xhel thotë:

“Sot ju janë lejuar gjërat e mira e të pastra. Ju janë lejuar edhe ushqimet e ithtarëve të Librit; po ashtu, edhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ata. Të lejuara për ju janë femrat e ndershme besimtare dhe femrat e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush, nëse ju u jepni pajën e kurorëzimit, duke u martuar me ato, e jo duke bërë kurvëri, as duke i marrë për dashnore. Kushdo që mohon besimin, veprat e tij do të zhvlerësohen dhe në jetën tjetër ai do të jetë i dështuar.” 5:5

Martesa lejohet të mbahet tek familja e saj por jo në kishë. Burri e ka për obligim që t’i kushtoj rëndësi të madhe thirrjes së saj në fenë islame në mënyrë, dhe kështu ai mund të fitojë shpërblimin e madh tek Allahu, shpërblimin e futjes së një njeriu në fe për shkak të tij.”

/perlatmuslimane.com/