Pyetja: Një motër më ka bërë një pyetje:Desha të pyes për foshnjën time të abortuar dy ditë pa u mbushur 4 muaj se a është dashur ta varrosim apo jo? (Duke e marre parasysh hadithin që tregon se shpirti i fryhet pas 3 etapave që i kalojnë 120 ditë). Edhe pse unë ia kam kryer të gjitha, ia kam larë xhenazen, e kemi varrosur me xhemat e krejt, veç deshta me u siguru a thua ka pas shpirt foshnja? A do të jetë ndërmjetësues për mua në ditën e gjykimit etj..?
Përgjigjja:

Rregullat dhe shpërblimet pas një aborti

Fillimisht, e lus Allahun e Lartësuar që këtyre prindërve, të cilëve u ka ndodhur aborti, Allahu t’ua kompensojë me shpërblime të mëdha, po ashtu edhe me evlatë të tjerë të hajrit.

Sa i përket moshës (dy ditë pa i mbushur katër muaj), është problem me e precizu saktë. Kjo për arsye se edhe mjekësia, edhe mjekët kur e përcaktojnë moshën e foshnjës, e bëjnë këtë në mënyrë të përafërt, jo krejt saktë. E tani, dy ditë pa i ardhë shpirti apo dy ditë mbasi i ka ardhë, është problem me e matë saktë.

Sidoqoftë, meqë i është afruar aq shumë katër muajve dhe ka mundësi që ka hyrë në atë periudhë, atëherë veprimi juaj është më i sigurti: me e la, me e qefinos, me e varros, me i falë xhenazen dhe me i lënë një emër.

Ndërmjetësimi në Ditën e Gjykimit

Nëse ka pasur shpirt, ky do të ringjallet para Allahut në Ditën e Gjykimit dhe do të ndërmjetësojë për prindërit e vet. Çdo shpirt që hyn në trup, edhe nëse rri vetëm një orë në të, do të ringjallet në Ditën e Gjykimit. Sipas traditës, shpirti i fryhet foshnjës pasi të bëhen 120 ditë (pas tri etapave 40-ditore). Meqë foshnja juaj ka qenë pothuajse në këtë moshë, shpresohet shumë që ai shpirt të jetë ndërmjetësues për ju.

Statusi i nënës: A konsiderohet lehonisë?

Lidhur me periudhën pas abortit, dijetarët përmendin se gjakderdhja varet nga formimi i embrionit:

  • Nëse embrioni ka pasur formë njeriu: Nëse pas rreth 90 ditësh embrioni ka qenë i kompletuar (dallohet koka, gishtat, trupi), atëherë gjakderdhja e nënës konsiderohet lehoni. Në këtë rast nuk falet, nuk agjëron dhe nuk lejohet marrëdhënia me bashkëshortin.

  • Nëse embrioni ka qenë i pakompletuar: Nëse ka qenë vetëm një copë mishi pa formë njeriu, gjakderdhja nuk është lehoni. Gruaja duhet të falet e të agjërojë, por duhet të marrë abdest për çdo namaz pasi gjakderdhja e prish atë.

/Hoxhë Dr. Rasim Haxha/