Pyetja:
Gusli që kam bërë deri tani a ka qenë në rregull dhe a ka qenë sipas sunetit të Pejgamberit ﷺ:
1.Larja e organit
2.Marrja e abdestit (në atë gjendje)
3.Larja e kokës
4.Larja e anës së djathtë të trupit
5.Larja e anës së majtë të trupit
dhe pastaj larja e pjesëve të tjera.
***
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin ﷺ, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Po, kjo që ke bërë është në rregull dhe sipas suneteve.
Vërejtje: Duhet pasur kujdes që uji të depërtojë në të gjitha pjesët e trupit, e veçanërisht duhet pasur kujdes në larjen e kërthizës. Gjithashtu, nëse ndonjë vend të trupit e kemi me allçi (gjips) apo fashë, atëherë është e mjaftueshme t’i japim mes’h allçisë apo fashës.
Disa gabime që bëhen gjatë marrjes së guslit
Disa njerëz, të cilët janë xhunub (të papastër pas daljes së spermës), pastrohen për shkak të nxehtësisë apo shkaqeve të tjera duke mos pasur për qëllim marrjen e guslit dhe duke e konsideruar këtë pastrim si gusël. Kjo është gabim, sepse këta njerëz nuk kanë pasur qëllim të marrin gusël, por qëllimi i tyre ka qenë pastrimi për shkaqe të ndryshme.
Gjithashtu, prej gabimeve është edhe harxhimi i tepërt i ujit gjatë marrjes së guslit.
Duhet pasur kujdes që gjatë marrjes së guslit të mos përdoren shampot apo sapunat. Trupi duhet të lahet vetëm me ujë, e pasi të lahet i tërë trupi me ujë, lejohet të lahesh me shampo, sapun etj.
Eroll Nesimi