Pyetje:

A e prish agjërimin përgojimi dhe thashethemet?

***

Përgjigjja:

Përgojimi dhe thashethemet nuk e prishin agjerimin, por ato e pakësojnë shpërblimin e tij. Allahu në Kuran thotë: “O besimtarë! Ju është bërë detyrë agjërimi, ashtu si u ishte bërë edhe atyre para jush, që të bëheni të devotshëm.” (Bekare: 183)

Profeti thotë: “Ai që nuk braktis fjalët dhe punët e këqija dhe padijen, Allahu nuk ka nevojë për të që ai të braktisë të ngrënën dhe pirjen e tij.” [1]

Shejh Ibn Uthejmin

———————-

[1] Buhariu