Pyetja:

A duhet që për çdo ditë të Ramazanit të bëhet nijeti apo mjafton një nijet për agjërimin e tërë muajit?

***

Përgjigjja:

Mjafton për Ramazanin një nijet në fillim të muajit, sepse ai edhe pse për çdo ditë në vete nuk e bën nijetin në natën e saj, ai e ka bërë atë nijet në fillim të muajit.

Mirëpo nëse e ndërpret agjërimin gjatë muajit për shkak të udhëtimit apo sëmundjes apo diçka tjetër, atëherë duhet që nijetin ta bëjë sërish, për shkak se e ka ndërprerë agjërimin për udhëtim, sëmundje etj.

Shejh Ibn Uthejmin,  “Kushtet e fesë”