Pyetja:

Nëse një çift musliman harron dhe kryen marrëdhënie intime gjatë ditëve të agjërimit të Ramazanit, si duhet kompensuar atë?

***

Përgjigjja:

Në lidhje me atë që njeriu të ketë marrëdhënie nga harresa, unë nuk mund ta imagjinoj diçka të tillë. Unë mund ta imagjinoj se njëri prej tyre harron nga pakujdesia, por që të dy të harrojnë? Prandaj, unë jam i detyruar të dyshoj se kjo ka të bëjë vetëm me një bashkëshort. Bazuar në këtë themi: Nëse njëri prej tyre harron, ndërsa tjetri shfrytëzon këtë harresë të tjetrit, gjykimi për atë që harron është i njëjtë si për personin i cili ha dhe pi nga harresa. Ndërsa personi i cili vepron këtë me vetëdije, detyrohet të paguajë edhe shpagimin për këtë vepër.

Shejh Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420), “Asaleh”, nr. 7