Pyetja:

Çka duhet të bësh nëse sëmuresh kur je agjërueshëm?

***

Përgjigjja:

Nëse muslimani sëmuret dhe nuk mundet të agjërojë apo agjërimi i sjellë vështirësi atij në këtë rast ai nuk agjëron, por pasi të shërohet i zëvendëson ditën e lëna.

Bazuar në fjalën e Allahut të Madhëruar:

Muaji i Ramazanit, në të cilin është zbritur Kurani: udhëzim për njerëzit, plot me prova të qarta udhëzimi dhe kriter. Kushdo nga ju që e arrin këtë muaj, ta agjërojë atë. Ndërsa ai i cili është i sëmurë ose në udhëtim, të agjërojë po aq ditë në ditët e mëvonshme. Allahu do lehtësim për ju dhe nuk do vështirësim. Plotësoni ditët e agjërimit dhe madhëroni Allahun për atë se ju ka udhëzuar, në mënyrë që të falënderoni.” (Bekare, 185)

Shejh Ibën Bazi, “Mexhmu fetaua ue mekalat” vëll. 15