Pyetja:

Cili është gjykimi që të lahen dhëmbët me pastë dhëmbësh dhe përdorimi i pikave për vesh, hundë dhe sy? Çfarë duhet të bëjë agjëruesi në qoftë se ai ndien shijen e tyre në fyt?

***

Përgjigjja:

Përdorimi i pastës së dhëmbëve nuk e prish agjërimin. Kjo është e njëjta gjë sikurse larja e dhëmbëve me misvak. Megjithatë, nëse pasta shkon poshtë në fyt pa qëllim ai nuk është i detyruar ta kompensojë këtë ditë.

E njëjta gjë vlen edhe për pikat e veshëve dhe të syve. Sipas mendimit më të saktë ato nuk e prishin agjërimin. Por nëse ndihet shija e tyre, është më e sigurt që të kompensohet ajo ditë, por nuk është e detyrueshme, sepse ato nuk kanë të njëjtin efekt sikurse ushqimi dhe pija.

Në lidhje me pikat e hundës, nuk është e lejueshme përdorimi i tyre. Profeti ﷺ ka thënë:

Fute ujin thellësisht në hundë (gjatë marrjes abdes), përveç nëse je agjërueshëm.” [1]

Duke u bazuar në këtë, personi i cili ka përdorur pikat e hundës gjatë agjërimit, duhet ta kompensojë këtë ditë.

Shejh AbdulAziz Ibn Baz, “Erkanul-Islam”, fq. 257-275

————————————

Ebu Davudi (142), Tirmidhiu (788), Nesaiu (1/66) dhe Ibn Maxhe (407).