Pyetja:

Sa duhet të jetë gjatësia e udhëtimit që lejon mos agjërimin?

***

Përgjigjja:

Udhëtimi që lejon mos agjërimin dhe shkurtimin e namazit është përafërsisht 83 km. Edhe pse ka prej dijetarëve që nuk kanë kufizuar ndonjë gjatësi të caktuar dhe kanë thënë se çdo gjë që në zakonet dhe traditat e njerëzve njihet si udhëtim, atëherë është udhëtim.

Shejh Ibn Uthejmin, “Fikhul-ibadat”