Pyetja:

Sa gjak duhet dhënë në mënyrë që të prishet agjërimi? Si mund ta anuloj agjërimin?

***

Përgjigjja:

Gjaku që prish agjërimin është gjaku që del nëpërmjet bërjes hixhame.

Profeti ﷺ ka thënë: “Ka prishur agjërimin ai që bën hixhamen dhe atij që i bëhet hixhameja.”

Pastaj çdo gjë tjetër krahasohet me hixhamen. Në qoftë se del nga një sasi e madhe e gjakut e cila ndikon në trup me lodhje e plogështi, atëherë prishet agjërimi në të njëjtën mënyrë siç prishet përmes hixhames. Sheriati islam nuk bën dallim në mes dy çështjeve të ngjashme në të njëjtën mënyrë se si nuk bashkon mes dy çështje të ndryshme.

Sa për gjakun që del përmes hundëve, plagëve dhe të ngjashme, këto nuk e prishin agjërimin edhe nëse del sasi e madhe e gjakut.”

Shejh Ibn Baz, “Fetaua el-Mute’alikah”, fq. 112