Pyetja:
A e prishë pirja e duhanit agjërimin?
***
Përgjigjja:
Po, e prishë agjërimin. Së pari sepse ato janë gjëra të ndyra dhe agjërimi nuk mund të konceptohet së bashku me gjërat e ndyra.
Së dyti, duhani i cili pihet me vetëdije, ka tymin i cili është diçka ekzistuese që ndjehet.
Duhani ndikon tek personi duke e bërë atë të ndjejë një lloj qetësimi, pra duhani e prish agjërimin dhe për faktin që përdoruesi i tij e përdor me qëllimin për të ndjerë një lloj qetësie shpirtërore dhe një rifreskim trupor.
Kështu mendon ai që është i dhënë pas kësaj lënde të ndyrë, helmuese me erë të keqe.
Allahu është që jep sukses.
Ahmed en-Nexhmij