Pyetja:
Në disa vende dita është aq e gjatë, saqë mund të arrij deri në njëzetë ore. Andaj, pyesim se, a janë të obliguar myslimanët e këtyre vendeve të agjërojnë tërë ditën apo si duhet vepruar?
***
Përgjigjja:
Po, ata janë të detyruar të agjërojnë tërë ditën. Allahu ka thënë: “Prandaj, ju lejohet bashkimi me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja.” (Bekare: 187)
Profeti ﷺ ka thënë: “Në qoftë se nata ka ardhur nga këndej dhe dita është zhdukur nga atje, agjëruesi ndërpret agjërimin e tij.”
Shejh Ibn Uthejmin