Pyetja:
A është e vërtetë se të vdekurit gëzohen, nëse familjarët e tyre ditën e xhuma i vizitojnë tek varrezat, varret e tyre?
***
Përgjigjja:
Pëlqehet vizita e varrezave për burrat, dhe nuk është caktuar sheriatikisht ndonjë ditë e veçantë, as dita e xhuma e as ditët tjera të javës. Nuk ka argument i cili aludon se vizita e varrezave duhet të bëhet apo pëlqehet në ditën e premte, etj. Pra, veçimi i ditës së xhuma nuk ka bazë.
Shejh Dr. Salih el Feuzan
Përktheu: Suad Shabani