Pyetja:
E di që përshëndetja me dorë e meshkujve me femrat që nuk është e ndaluar (haram), por a merr gjynah nëse përshëndeten ata pa ndonjë qëllim, vetëm pse në vendet tona kjo është traditë.
***
Përgjigjja:
Me të vërtetë qëllimi në vepra është një nga gjërat esenciale, që do të thotë se nëse një vepër veprohet apo ndalohet veprimi i saj pa e pasë qëllimin e caktuar nuk do të ketë shpërblim. Nëse ndalesat të cilat kanë ardhur në Kuran dhe në hadithe në formë të prerë, atëherë ato duhet të merren ashtu siç kanë ardhur, duke mos i`u paraprirë atyre qëllimi, si p.sh., marrja e pasurisë së tjetër kujt me qëllim që ne të mos i shfrytëzojmë ato për nevojat tona po për ndihmë të të varfërve, pra këtu nuk merret parasysh qëllimi i ndershëm, për arsye se vepra është e ndaluar dhe kërkohet nga ne të ndalohemi nga ajo. Ndalesa që ka ardhur për përshëndetjen mes dy gjinive, kur janë të huaj është ndalesë e përgjithshme dhe nuk merret parasysh qëllimi nëse është i mirë apo jo.
Pejgamberi ﷺ, ka thënë: “Më e mirë për juve (meshkujve ose femrave) është ta ngulitni një hekur në kokë se sa ta prekni dorën e dikujt jo mahrem”. [2]
Alaudin Abazi
———————————
[1] Buhariu dhe Muslimi
[2] Taberaniu dhe Bejhekiu, shejh Albani, e saktëson hadithin.