Pyetja:

A i mjafton kërkuesit të diturisë të marrë diturinë përmes leximit të librave, dëgjimit të ligjëratave online apo patjetër duhet të prezentojë në mexhliset e diturisë?

***

Përgjigjja:

Nuk i mjafton kërkuesit të diturisë të lexoj vetëm libra dhe të dëgjoj ligjërata online. Nuk ka dyshim se përfiton nga leximi i librave, dëgjimi i ligjëratave online, por është e patjetërsueshme për kërkuesin e diturisë të prezentojë në ligjëratat e ulemave e jo të mjaftohet me të lartëcekurat. Dëgjimi online të mëson ca gjëra kurse prezentimi nëpër mexhlise të diturisë është rruga e cila shpie drejt zotërimit të diturisë.

Shejh dr. Salih bin Feuzan el Feuzan

Përktheu: Suad B. Shabani