Pyetja:

A është e drejtë shprehja ‘feja është në zemër’?

***

Përgjigjja:

Kjo shprehje përdoret nga ata që duan të justifikohen për moskryerjen e detyrimeve të tyre Islame. Islami është fe që përmban në vetvete udhëzime dhe urdhëra për të gjitha aspektet e jetës.

Kështu ai i jep personit një bashkësi udhëzimesh e urdhërash për të dy elemetet bazë: doktrinën (Imanin) për veprimet praktike të individit që kanë të bëjnë me Allahun, veten e tij dhe shoqërinë.
Moskryerja e veprimeve do të thotë moskryerje e urdhëresave të Islamit e kjo sipas gradës dhe rastit përkatës e bën personit gjynahqar ose e nxjerr atë nga Islami.

Hasan El-Basri ka thënë: “Imani nuk është me të dëshiruar e as me të zbukuruar, por është bindje në zemër të cilën e vërteton vepra.”

Imam Shafiu ka thënë: “Imani është fjalë dhe vepër …”

Të parët tanë të mirë kanë qënë të një mendimi se, “Imani është: të besosh, ta deklarosh besimin tënd dhe të veprosh sipas tij.” [1]

Muhamed Xhemil Zejno

——————————————-

[1] “Fet’hul Bari” 1/46