Pyetja:

A lejohet kryerja e mardhënieve seksuale gjatë periudhës së shtatëzanisë?

***

Përgjigjja:

Po, kryerja e mardhënieve seksuale gjatë periudhës së shtatëzanisë lejohet.

Allahu ka thënë: ”Gratë tuaja janë arat tuaja, dhe afrohuni arave tuaja si të doni ”  (Bekare :223).

Dhe të cilët i ruajnë organet e veta gjenitale, (5) përpos (në martesë) me gratë e tyre ose me skllavëreshat e tyre, (për këto) ata nuk janë të qortuar ” (Mu’minun: 5-6).

Me shprehjen ” gratë e tyre”, në ajetin e lartëpërmendur kuptojmë se në bazë burri e ka të lejuar të kryejë mardhënie seksuale në çdo kohë me gruan e tij, me përjashtim të atyre rasteve kur vjen argument i saktë dhe ndalon veprimin e ndonjë gjëje.
Andaj, themi se për kryerjen e mardhënieve seksuale nuk ka nevojë për ndonjë argument.
Mardhëniet seksuale ndalohen kur gruaja është në periudhën e menstruacioneve dhe lehonisë, derisa ajo të pastrohet.
Mirëpo, kjo nuk do të thotë se gjatë kësaj periudhe burri nuk mundet të kënaqet me pjesët e tjera të trupit të gruasë së tij.
Gjithashtu mardhëniet seksuale ndalohen të kryhen në vrimën anale, sepse ai është vendi ku dalin fëlliqësirat dhe papastërtitë.

Allahu është më i Dituri!.

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, Allahu e mëshiroftë!
Përktheu: Suad B. Shabani