Pyetja:
I nderuari Hoxhë, cila është dispozita e sheriatit islam në lidhje me personat të cilët tallen me vëllezërit tanë që janë pasues të denjë të Kur’anit dhe Sunetit?!
***
Përgjigjja:
Tallja me pasuesit e Kur’anit dhe Sunetit për shkak se ata janë praktikues të denjë dhe nuk lëjnë anash ndonjë sunet e për këtë shkak njerëzit i urrejnë dhe tallen me ta, themi se ky veprim i tillë është i ndaluar dhe shumë i rrezikshëm, sepse të tallesh me selefijë (pasues i të parëve tanë) kjo nuk ka dyshim se llogaritet përqeshje e rrugës, ithtarëve të sunetit.
Për personat që tallen me praktikuesit e sunetit (psh, lëshuesit e mjekrrës, shkurtimi pantolonave, falja me tekbire në namaz etj),
Allahu u thotë në Kur’an, kështu: ”E, nëse i pyet ata (për këtë tallje), do të përgjigjen: “Na vetëm biseduam dhe u argëtuam”. Thuaj: “A mos vallë me Allahun, e versetet e Tij dhe Pejgamberin e Tij po talleni?” Mos u arsyetohuni! Se, ju, mohuat fenë, pasi që patët besuar. Nëse Ne e falim një grup tuajin, do ta ndëshkojmë grupin tjetër, ngase ishin mëkatarë”. (Teube: 65-66).
Këto ajete janë shpallur si qortim për munafikat të cilë llogariten gënjeshtarë e frikacak në çdo pore të davetit, luftës dhe jetës.
Munafikët u tallën edhe me shokët e Muhamedit, salallahu alejhi ve selem dhe mu për këtë arsye, Allahu i shpalli këto ajete eksluzivisht për munafikat.
Dhe në fund!
Le të kenë kujdes e të pendohen ata të cilët ofendojnë dhe tallen me praktikuesit e Kur’anit dhe Sunetit, sepse Allahu i Madhëruar ka thënë: ”Me të vërtetë, mëkatarët qeshnin (në jetën e kësaj bote), me ata që besonin; Kur kalonin pranë tyre, njëri-tjetrit ia bënin me sy. E, kur ktheheshin te familjet e tyre, ata argëtoheshin në formë tallëse (me besimtarët); Ata (mëkatarët), kur i shihnin (besimtarët), thonin: “Këta, me të vërtetë, janë të humbur.” E, ata nuk janë dërguar për kujdestarë të tyre (besimtarëve). Sot, ata që kanë besuar, do t’i përqeshin mohuesit. E, nga divanet (kanapet) do të shikojnë. A janë shpërblyer meritueshëm mohuesit, për veprat që kanë punuar?! (Po) (Mutafifin: 29-36).
Allahu është më i Dituri!.
Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë.
Nga arabishtja: Suad B. Shabani