Pyetja:

Çka nënkupton termi “Selefizëm”?

***

Përgjigjja:

Me shprehjen ”selefizëm” nënkuptohet metoda të cilën e kanë trasuar dhe kanë qenë paraardhësit (selefët) e këtij umetin, e ata janë:
1: Sahabët (Shokët e Muhamedit ﷺ).
2: Tabi’inët (Gjenerata e dytë pas sahabëve) dhe
3: Tabi Tabi’inët (Gjenerata e tretë e cila vjen pas Tabi’inëve).

Ata kanë pasur:
1. Besimin dhe bindjen e drejtë.
2. Men’hexhin dhe metologjinë e drejtë të thirrjes islame.
3. Moralin dhe sjelljen e mirë.

Nëse dëshiron të jesh prej tyre përmbaju këtyre rregullave.
Kurse, thirrësit më të dalluar të thirrjes selefite janë: Imam Maliku, Shafiu, Ahmedi, Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe, Nesaiu, Ibn Tejmije, Ibn Kajimi, Ibn Rexhebi, Muhamed Ibn Abdul Vehabi, Aburrahman Sa’di, Muhamed Emin Shinkiti, Muhamed Ibn Ibrahim, Albani, Ibn Bazi, Ibn Uthejmini dhe të tjerë, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!
Dihet fare mirë se asnjë kohë nuk ka qenë pa dijetarë të cilët denjësisht na transmetuan fenë me argumente. Dhe në fund! Themi se nuk ka pengesa që të thirret ky grup dhe veçohet edhe me emrin si: ”Ehli Suneh vel Xhema’ah”, krejt kjo me qëllim që ata të dallohen prej sekteve, grupeve dhe lëvizjeve të devijuara”.

Shejh Feuzan, ”El Munteka min fetava” 353

Përktheu: Suad Shabani