Pyetja:

Në xhamitë e Zvicrës luhet shahu, a është e lejuar kjo apo e ndaluar?

***

Përgjigjja:

Fatkeqësisht xhamitë janë përzier me kafiteritë. Disa kafiteri janë të domosdoshme ngase xhemati kur vijnë shfrytëzojnë rastin të falen por edhe të takohen me të tjerët.

Allahu i Madhëruar thotë: “.. vërtet xhamitë janë veçant për ta adhuruar Allahun..” (Xhin: 18)

Kafiteritë në anën tjetër nuk ka problem se gjinden afër xhamisë, ka problem atëherë kur kalohet apo dilet nga kornizat fetare. Ngase feja e Allahut i rregullon edhe raportet me Allahun atë që thuhet rituale fetare por, e rregullon edhe jetën e dunjasë. E tregon ajo që është hallall dhe ajo që është haram.

Kafiteritë për çaj dhe kafe, nuk kanë ndonjë problem. Kafiteria ku luhen lojëra hallall, që nuk luhen me para dhe nuk e harxhojnë gjithë kohën, as kjo nuk prishë punë.

Por, në kafiteri që gjenden afër xhamisë dhe aty luhen lojëra me para e që kjo është kumar, ose Zoti mos e boftë konsumohet alkool, ngase ka dikund që edhe alkool konsumohet. Ose shahen, e shohin programe të ulëta, muzika kumbon aty, etj., këto janë vepra të ndaluara dhe gabimisht.

Shahu si shah, vetëm të luhet nuk ka problem fetarisht por me kushte:

– Të mos luhet me para;

– Të mos të marr shumë kohë;

– Të mos largojë nga obligimet që ke ndaj Allahut, vetes, familjes, mësimeve, etj.

Shembull: Luan njëherë në javë nga gjysëm ore apo një orë, kjo nuk prishë punë. Por të ulesh dhe të luash shembull tetë orë shah, atëherë kjo automatikisht të kalon në haram.

Këto atëherë janë rregullat e kafiterisë, nëse respektohen janë në rregull. Por, nëse nuk respektohen në këtë rast duhet të ndahen nga xhamia, që të kenë menaxhim të ndarë.

Hoxhë Bekir Halimi