Pyetja:
Nëse një ditë nga Ramazani nuk e kam agjëruar, por tash fillon Ramazani i vitit tjetër, si duhet të bëjë kompenzimin!?
***
Përgjigjja:
Allahu thotë: “(jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë“. (Bekare: 184)
Nëse pyetësi në fjalë me arsye ka lënë mangu një ditë nga Ramazani, atëherë duhet të kompenzoj këtë ditë duke çuar në vend obligueshmërinë e Ramazanit, dhe personi në fjalë e ka për obligim që ta plotësoje në të njejtin vitë, e jo ta vonojë kompenzimin deri pas Ramazanit tjetër.
Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: “Unë kisha për të agjëruar disa ditë prej Ramazanit e nuk kam patur mundësi ti shlyejë ato, vetëm se në muajin Shaban.
Ky është argument i qartë , prej të cilit marrim mësim se borxhi që ka mbetur ne Ramazanin e kaluar duhet të shlyhet para Ramazanit i cili vjen pas tij.
Porse, nëse e vonon deri pas Ramazanit të dytë, atëherë ai duhet ti kërkojë falje Allahut të Madhëruar, si dhe të pendohet tek Ai për atë që ka bërë.
Dhe në fund!
Ditët e mbetura ose lënë mangu, muslimani duhet t’i kompenzoj, sepse kompenzimi nuk rrëzohet nga detyrimi për shkak të vonesës.
Shejh Ibn Uthejmin
Përktheu: Suad B. Shabani
———————
[1] Buhariu