Pyetja:

Nëse i biri (djali) bën umre për babanë e tij, atëherë a i lejohet i biri të bëjë lutje edhe për veten e tij gjatë kësaj umre?

***

Përgjigjja:

Po, në këtë umre të birit i lejohet të bëjë dua (lutje) edhe për veten e tij, babanë dhe për kënd dëshiron tjetër nga muslimanët.
Pra, qëllimi kryesorë është që t’i kryejë me rregullë obligimet e Umres sipas Kur’anit dhe Sunnetit për babën e tij, domethënë atij të cilit e ka bërë nijet të ia kryejë umren.
Ndërsa, çështja e lutjeve (duave) nuk janë rukën i umres, e as kusht i saj. Andaj, lejohet të lutet për veten e tij, për personin që e bën këtë umre, si dhe për të gjithë muslimanët kudo qofshin ata, të vdekur apo të gjallë.
Allahu është më i Dituri! Atij i takon gjithë Hamdi dhe Lavdi.

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin
Përktheu: Suad Shabani