Pyetje:

A lejohet që motra muslimane të dal në treg pa mahrem?

***

Përgjigjja:

Në bazë lejohet dhe nuk ka argument që e ndalon motrën muslimane të dal në treg (pazar) vetëm, do të thotë se nuk kushtëzohet mahremi, përpos nëse i frikësohet fitnes (d.m.th nuk është vend i qetë, sigurtë). Nëse është fitne (bukuria e motrës,vendi është i pasigurt, etj) dalja e motrës në treg vetmas, atëherë në këtë rast, motra e ka të ndaluar të dal vetëm në pazar, obligohet që të marrë me vete një mahrem i cili do ta shoqërojë dhe ta mbrojë e ta ruajë atë nga fitnet.

Duhet të dinë motrat se kusht për lejimin e daljes në treg, është që motra duhet të mos jetë e pambuluar dhe e parfumosur, e nëse del e pambuluar dhe e parfumosur, atëherë asaj nuk i lejohet që të dalë, duke u bazuar në thënien e Muhamedit, ﷺ:
“Mos i ndaloni robëreshat e Allahut nga xhamiat; le të dalin të pazbukuruara e të paparfymosura.” [1]
Dalja e motrës duke qënë e pambuluar dhe e parfumosur, është fitne për motrën dhe do të bie në fitne të ndryshme nga disa burra të ligë.
Mirëpo, nëse motra është e siguruar prej fitnes dhe del ashtu siç kërkohet dhe duhet, e mbuluar dhe e paparfumosur, atëherë në këtë rast dalja në treg nuk është e ndaluar.
Në fund ju rikujtojmë se, edhe gratë në kohën e Pejgamberit, ﷺ, dilnin nëpër tregje dhe për nevoja të tyre tjera pa mahrem (burrë, djalë, vëlla, baba, etj).

Shejh Muhamed bin Salih El-Uthejmin
Përktheu: Suad B. Shabani

————

[1] Shënojnë Ahmedi dhe Ebu Davudi, hadithi është hasen sahih.