Pyetja:
Një person nuk ka agjëruar Ramazanin përshkak të fitimit të kafshatës së gojës për familjen e tij, si qëndron kjo punë në Islam?
***
Përgjigjja:
Personi i tillë i cili ka lënë agjërimin si shkak i fitimit të kafshatës së gojës për familjen dhe veten e tij, nëse e ka bërë këtë veprim duke aluduar në atë se sikurse që i lejohet të sëmurit mos të agjërojë, njashtu i lejohet të mos agjërojë edhe atij që punon për sigurimin e kafshatës së bukës për veten dhe familjen e tij.
Themi se, ky veprimin e ka bërë nga mosdija e tij dhe e ka keqkuptuar, prandaj ky person duhet ta kompenzojë Ramazanin nëse është ende gjallë, e nëse ka vdekur atëherë dikush duhet të agjërojë për të. Nëse nuk agjëron përgjegjësi i tij për personin në fjalë, atëherë për çdo ditë që nuk e ka agjëruar duhet të ushqehet një i varfër.
Mirëpo nëse nuk ka agjëruar me dije dhe pa keqkuptim, mendimi më i saktë i dijetarëve është se çdo ibadet kohor, nëse lihet me qëllim dhe koha i kalon e ai ende nuk e ka kryer, mbas kohës që i kalon ibadeti, edhe nëse e kryen pas kohës (kaza pa arsye) nuk i pranohet ibadeti. (p.sh. Mosagjërimi i Ramazanit pa arsyje, mosfalja e namazit kohën e tij pa arsye si shkak shembull nga gjumi,harresa etj). Në këtë rast ai duhet t’i shpeshtojë veprat e mira si dhe të kërkoj falje nga Allahu.
Muhamedi ﷺ ka thënë: “Kush bën një vepër e cila nuk është prej fesë sonë, ajo vepër është e refuzuar.” [1]
Ky hadith është argument se nuk lejohet të punohet në fenë islame pa argument dhe gjërat që bëhen me hamendje dhe teke ato refuzohen në Islam.
Duhet ta dini se ibadeti kohor (i caktuar në kohën e vet) sikurse nuk lejohet të kryhet para kohës së caktuar, gjithashtu nuk lejohet të kryhet pasi t’i kalojë koha e atij ibadeti.
Mirëpo ka raste kur këto veprime bëhen nga mosdija ose nga harresa.
Në lidhje me harresën Muhamedi ﷺ ka thënë: “Kë e zenë gjumi për namaz apo e harron atë, atëherë le ta falë në momentin kur i kujtohet, përveç kësaj nuk ka obligim (me bë teube etj) tjetër.” [2]
Kurse sa i përket veprimit me xhehël (injorancë, mosdije), këtu ka nevojë për sqarim më të thuktë, mirëpo tani nuk është fjala për të. Allahu është më i Dituri!
Shejh Muhamed bin Salih El Uthejmin
Përktheu: Suad Shabani
———————————————————-
[1] Buhariu dhe Muslimi.
[2] Muslimi.