Pyetja:

A prishet agjërimi nëse marrim injeksion anastezik në trup (injekcione për mpirje), si dhe gjaku i cili rrjedhë si pasojë e nxjerrjes së dhëmbit?!

***

Përgjigjja:

Jo, asnjëra prej tyre që përmendi pyetësi nuk e prishin agjërimin e muslimanit.
Mirëpo, nëse muslimani dëshiron nxjerrjen e dhëmbit gjatë periudhës kur është agjërueshëm, atëherë e këshilloj që të ketë shumë kujdes që gjatë dhe pas nxjerrjes së dhëmbit, të ketë kujdes të mos e gëlltit gjakun i cili del si pasojë e nxjerrjes së dhëmbit.
Përndryshe, agjërimi nuk prishet dhe është në rregullë.
Allahu është më i Dituri.

Shejh Uthejmini
Përktheu: Suad B. Shabani