Pyetja:

A lejohet të bëhet nijeti për agjërimin e ditës së nesërme në fillimin e pjesës së parë të natës apo patjetër duhet të bëhet në syfyr?

***

Përgjigjja:

Bërja e nijetit duhet të bëhet para hyrjes së namazit të sabahut qoftë kjo bërje e nijetit të jetë në fillimin e natës apo fundin e saj. Me rëndësi bërja e nijetit të jetë para hyrjes së namazit të sabahut.

(Vërejtje: Fjala është për agjërim obligative (ramazanin), kurse bërja e nijetit për agjërim nafile lejohet të bëhet edhe pas namazit të sabahut).

Dr. Salih bin Feuzan el Feuzan

Përktheu: Suad Shabani