Pyetja:

Shpesh na ndodh që në mexhlise të debatohet çështje si: feja apo kombi. Si e shqyrton feja Islame këtë çështje?

***

Përgjigja:

Së pari, themi se të gjitha këto dilema rrjedhin nga mosnjohja e fesë Islame, se ne këtë çështje e shqyrtojmë nëpërmjet fesë Islame, e jo krahasimi i kombit me fenë pa marrë parasysh se cila është ajo fe. Çdo herë ka ndikime në popull nga rryma të huaja, nga fe të tjera dhe kështu që idetë shekullariste, që feja të ndahet nga jeta e përditshme ka çuar që sot në mesin e muslimanëve të diskutohet, nëse feja vjen së pari apo kombi? Duhet të dihet një herë e përgjithmonë, se feja është para se gjithash, e në prizmin e fesë, d.m.th., të asaj islame shikohet kombi. Allahu është që i ka krijuar njerëzit, racën e tyre, gjuhën e tyre, karakteristikat e tyre e kështu me radhë. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Edhe në këtë ka argumente për njerëzit.” (Rum: 22); të gjithë njerëzit e kanë prejardhjen nga Ademi alejhi selam dhe Havaja; dhe prej këtyre të dyve janë shpërndarë njerëzit në popuj dhe fise, kombe të ndryshme, raca të ndryshme. Krijimi i kombit është paraqitur shumë më vonë, ndërsa feja ka ekzistuar shumë, shumë më para kombit. Kur Allahu e ka marrë zotimin prej shpirtrave tanë, pesëdhjetëmijë vjet para se të na krijojë neve dhe na ka thënë: Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam!” Të mos thoni në Ditën e Kiametit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur.” (Araf: 172) a ka qenë në bazë të kombit, apo të fesë? Nënkuptohet se është bërë në bazë të fesë. Për këtë shkak edhe parashtrimi i kësaj çështjeje nuk është logjik?

ALI SHABANI
https://www.albislam.com/